Koncepti I struktures parafabrikat lind nga modularizimi I nje strukture, elementet perberese te se ciles jane te standartizuara dhe te prodhura ne pista ne fabrike ( jo ne vendnodhjen perfundimtare te objektit) dhe me pas te transportuara dhe te montuara ne sheshin e ndertimit. Prodhimi i elementeve ne kantier lejon rritjen e eficenses dhe nje kontroll cilesie me te larte krahasuar me ndertimin ne civil. Elementet prodhohen ne pista ( specifike per cdo kategori elementi ) te cilat ne krahasim me ndertimet civile, eliminojne koston e formave te derdhura ne vend dhe lejojne nje kontroll te larte te cilesise te siperfaqes se perfunduar.
I.XH.E.M parafabrikat sjell kete teknologji ne Shqiperi, duke shfrytezuar plotesisht performacen e betonit me ane te teknologjise se paranderjes.
I.XH.E.M prodhon nje game te gjere produktesh, komponentesh dhe sistemesh konstruktive te afte per te permbushur cdo kerkese per ndertesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukture, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
Dizajn dhe qendrueshmeri
Prodhimi parafabrikat është përshtatur në mënyrë të përkryer me nevojat e ndërtimit te se tashmes dhe te ardhmes pasi ai kombinon të mirat e prodhimit në masë me individualitetin e cdo projektit dhe kontrollit sistematik te cilësisë me kosto-efikasitetit.
Reduktim ne kohe
Prodhimi parafabrikat mund të shkurtojë afatet kohore te projektit nga gjashtë deri tetë javë krahasuar me çelikun dhe madje edhe me shume krahasuar me ndertimin civil.
Eficense, fleksibilitet dhe reduktim ne kosto
Zgjidhjet tona lejojne fleksibilitet ne konfigurim ne sajë të sistemit parafabrikat që përdor elemente te kombinuar ne baze te hapesirave te drites. Ky kategorizim lejon fleksibilitet ne ndertim dhe reduktim ne koston e punimeve shtese.